Pyetja 13: Cilët janë armiqtë e njeriut?

Përgjigjja: 1) Nefsi urdhërues për të keq ose ndjekja e dëshirave dhe kërkesave të diktuara nga nefsi dhe epshi të cilat na çojnë në kundërshtimin e Allahut. Kështu na mëson Allahu në Kuran: “...sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirë për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë.” [Jusuf: 53] 2) Shejtani i mallkuar, misioni i të cilit është lajthitja e njeriut dhe mashtrimi i tij derisa ta çojë në zjarr të xhehenemit. Allahu fuqiplotë thotë në Kuran: “...dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.” [El-Bekare: 168] 3) Shokët e këqij, të cilët nxisin njerëzit për vepra të këqija dhe i pengojnë nga veprat e mira. Allahu thotë: "Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun." [Ez-Zuhruf: 67]