Përgjigjja: Morali i bashkëpunimit është që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin në të vërtetën dhe në punë të mira e të hajrit.
Bashkëpunimi mund të ndodhë në disa forma, si:
- Përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave.
- Largimin e padrejtësisë.
- Përmbushjen e nevojave të të varfërve.
- Bashkëpunimin për çfarëdo të mire.
- Mosbashkëpunimin për gjëra të cilat në esencë janë mëkat.
Allahu i Madhërishëm thotë: “...Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!...” [El-Maide: 2] Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari për besimtarin është sikur godina, pjesët e së cilës mbajnë njëra-tjetrën.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Po kështu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi dhe as nuk e dorëzon te ndonjë i padrejtë. Kush është në shërbim të vëllait, Allahu do të jetë në shërbim të tij; kush ia largon muslimanit një brengë, Allahu do t’ia largojë atij një brengë nga brengat e ditës së kiametit, dhe kush e mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë në ditën e kiametit.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)