Pyetja 8: Përmende edukatën e sëmundjes dhe të vizitës së të sëmurit!

Përgjigjja: Kur të ndiej dhimbje, e vendosi dorën e djathtë mbi vendin e dhimbjes dhe them tri herë: Bismilah, pastaj them shtatë herë këtë lutje: “Eudhu bi-izzetil-Lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhir - Kërkoj mbrojtje me krenarinë dhe fuqinë e Allahut kundrejt të keqes që gjej dhe që kam frikë.”

- Pajtoj me atë që ma ka caktuar Allahu i Lartësuar.

- Nxitoj të vizitoj vëllezërit e sëmurë, lutem për ta dhe nuk qëndroj gjatë në vizitë.

- U bëj rukje (lutje për mbrojtje dhe shërim) edhe nëse nuk ma kërkojnë një gjë të tillë.

- E porosis që të tregohet durimtar, të lutet, të falet e të pastrohet sa të ketë mundësi.

- Lutja për të sëmurin bëhet duke thënë shtatë herë: “Es’elullahel-Adhim Rabbel-arshil-adhim en jeshfijeke! – E lus Allahun e Lartësuar, Zotin e arshit madhështor që të të shërojë!”