Përgjigjja: - Hyj në nevojtore me këmbë të majtë.
- Para se të hyj e them lutjen përkatëse: Bismil-lãh, All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike minel-ḣubuthi uel-ḣabãith.
(Me emrin e Allahut. O Allah! Të lutem më mbroj nga shejtanët dhe shejtanet!).
- Nuk hyj në nevojtore me diçka në të cilën përmendet emri i Allahut.
- Ruhem që të mos shihem gjatë kohës që kryej nevojën
- Nuk flas gjatë kryerjes së nevojës.
- Nuk drejtohem nga kibla dhe as nuk ia kthej shpinën gjatë kohës që kryej nevojat fiziologjike.
- Nuk e përdori dorën e djathtë për largimin e papastërtive, por të majtën.
- Nuk e kryej nevojën në ambiente publike a në rrugë ku kalojnë njerëzit.
- Pas kryerjes së nevojës, i pastroj duart.
- Dal me këmbën e majtë, duke u lutur: gufraneke! – Të kërkoj falje!