Pyetja 16: Cila është dukata e hyrjes në shtëpi dhe e daljes prej saj?

Përgjigjja: - Nga shtëpia dal me këmbë të majtë, duke u lutur: Bismil-lãh, tevekkeltu ‘alAll-llãh, ue lã ḥaule ue lã ḳuvvete il-lã bil-lãh. All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike en eḍil-le eu uḍal-le, eu ezil-le eu uzel-le, eu eḍhlime eu uḍhleme, eu exhhele eu juxhhele ‘alejje.

(Në emër të Allahut! Jam mbështetur tek Allahu! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe s’ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shkoj në humbje e të mos më dërgojë në humbje askush; kërkoj mbrojtjen Tënde të mos rrëshqas (lajthis) dhe të mos e bëj askënd të rrëshqasë; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e dëmtoj askënd e të mos më dëmtojë askush; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e injoroj askënd e të mos më injorojë askush.) - Kur të hyj në shtëpi, hyj me këmbë të djathtë duke thënë lutjen përkatëse: Bismil-lãhi uelexh’nã, ue bismil-lãhi ḣaraxh’nã, ue ‘alã rabbinã tevekkelnã.

(Me emrin e Allahut hyjmë në shtëpi e po me emrin e Tij dalim, dhe Zotit tonë iu mbështetëm.”)

- Filloj me përdorimin e misvakut e pastaj i jap selam familjes sime.