Përgjigjja: Surja Kurejsh dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. (Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh, 2. për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë. 3. Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), 4. i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike. (Surja Kurejsh: 1-4)
Komentimi:
1) Për qëllim është udhëtimi tregtar që e kishin bërë traditë ta realizonin në dimër e në verë,
2) në dimër në Jemen e në verë në Sham, të sigurt.
3) Atëherë le ta adhurojnë vetëm Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili ua mundësoi këtë udhëtim, e jo të adhurojnë të tjerë me Të.
4) Ta adhurojnë vetëm Allahun i Cili i ushqeu kur ishin të uritur dhe i siguroi kur ishin të frikësuar duke bërë që Qabja dhe banorët rreth saj (kurejshët) të gëzojnë pozitë të veçantë në zemrat e arabëve.