Përgjigjja: Surja el-Fil dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit? 2. A nuk ua prishi atyre kurthin, 3. duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh, 4. të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur? 5. Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë. (Surja el-Fil: 1-5)
Komentimi:
1) Pejgamber, a nuk ke dëgjuar për Ebrehanë, se çfarë bëri Zoti me të dhe ushtrinë e tij, njerëzit e elefantit, të cilët deshën ta rrënonin Qaben?
2) Planet e tyre të këqija për ta shkatërruar Qaben, Allahu ua prishi, duke mos ua mundësuar ta prekin Qaben.
3) Për t'i ndëshkuar dërgoi shpezë që vinin tufa-tufa
4) dhe të cilat i gjuanin ushtarët me gurë të zjarrtë,
5) duke i shndërruar pothuajse sikur të ishin fletë bimësh të grisura nga krimbat.