Pyetja 6: Lexoje dhe komentoje suren el-Asër!

Përgjigjja: Surja el-Asër dhe komentimi i saj

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

1. Për kohën! 2. Me të vërtetë, njeriu është në humbje, 3. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë

njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin. (Surja el-Asër: 1-3)

Komentimi:

[1. Për kohën!]: Allahu i Lartësuar betohet në kohën.

[2. Me të vërtetë, njeriu është në humbje]: secili njeri është në humbje e shkatërrim,

[3. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin]: të shpëtuar janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe bëjnë vepra të mira dhe krahas kësaj e thërrasin njëri-tjetrin në të vërtetën dhe durojnë për hir të saj.