Përgjigjja: Surja et-Tekathur dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar, 2. derisa të shkoni në varre. 3. Gjithsesi, do ta merrni vesh! 4. Madje, së shpejti do ta merrni vesh! 5. Kujdes! Ah, sikur ta dinit të vërtetën me siguri! 6. Sigurisht që do ta shihni Zjarrin flakërues! 7. Pastaj, me të vërtetë, do ta shihni atë me syrin e sigurisë. 8. Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)! (Surja et-Tekathur: 1-8)
Komentimi:
1) O njerëz, jeni dhënë pas mburrjes me pasuri e fëmijë dhe keni harruarbindjen ndaj Allahut
2) derisa vdiqët dhe hytë në varreza
3) Nuk është dashur që mburrja me pasuri e fëmijë, t'ju bënte ta harronit adhurimin e Allahut, e së shpejti do ta merrni vesh se çfarë e keqe ju ka gjetur për shkak të saj.
4) Sigurisht, sikur ju ta dinit bindshëm se do të ringjalleni nuk do të jepeshit pas dunjasë dhe pas mirësive të saj dhe as që do të mund t’ju pengonin nga adhurimi i Zotit.
5) Shumë shpejt do ta merrni vesh të keqen e asaj që ju ka gjetur për shkak të kthimit të shpinës adhurimit e dhënies pas dynjasë.
6) Për Zotin, do ta shihni zjarrin në Ditën e Kiametit.
7) Pastaj do ta shihni ashiqare dhe me bindje të plot, pa dyshuar aspak.
8) Pastaj Allahu për mirësitë e shëndetit e pasurisë dhe mirësitë e tjera do t’ju marrë në pyetje.