Përgjigjja: Surja el-Adijat dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur, 2. që nxjerrin xixa nga thundrat 3. dhe trokojnë për sulm në mëngjes, 4. duke çuar re pluhuri, 5. ndërsa çajnë armikun në dysh, 6. se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet, 7. dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon. 8. Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri. 9. Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në
varre 10. dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse, 11. Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?! (Surja el-Adijat: 1-11)
Komentimi:
1) Allahu është betuar në kuajt të cilët vrapojnë derisa të dihasin nga shpejtësia e vrapimit
2) Është betuar në kuajt të cilët nxjerrin shkëndija apo xixa kur thembrat e tyre të prekin në shkëmbinj
3) Është betuar në kuajt të cilët sulmojnë armiqtë në mëngjes
4) të cilët nga shpejtësia e vrapimit çojnë pluhur
5) dhe që çajnë armikun në dysh
6) Njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit duke penguar atë që Zoti e kërkon prej tij
7) dhe që për këtë mosdhënie është dëshmitar pasi nuk do të ketë mundësi ta mohojë për shkak të qartësisë së saj.
8) Ai është i dhënë së tepërmi pas pasurisë, prandaj tregohet koprrac me të.
9) A nuk e di ky njeri i mashtruar pas dynjasë dhe jetës së saj se kur Allahu të ringjallë ata që janë në varre dhe t’i nxjerrë për të dhënë llogari gjërat nuk do t’i dalin siç i ka fantazuar?!
10) nijetet e bindjet që i kanë në gjokse do të shfaqen qartazi.
11) Zotit të tyre, që gjykon në këtë ditë, nuk i fshihet asgjë. Ai shpërblen njerëzit për veprat që kanë bërë.