Përgjigjja: Surja el-Mesed dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka! 2. Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera. 3. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara, 4. po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit, 5. në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme. (Surja el-Mesed:1-5)
Komentimi:
1) Duart e Ebu Lehebit, xhaxhait të Pejgamberit ﷺ, u thanë për shkak të veprave të tij; ai e torturonte Pejgamberin ﷺ, andaj mundi i tij shkoi huq.
2) Çfarë të keqe patën mundësi t'ia largojnë pasuria dhe bijtë? As nuk ia larguan ndëshkimin dhe as nuk ia sollën mëshirën!
3) Ditën e Kiametit ai do të hyjë në xhehenem, zjarri i të cilit është i flakëruar, aty do ta shijojë frutën e hidhur të veprës së vet.
4) Me të do të hyjë edhe gruaja e tij, Ummu Xhemil, e cila e shqetësonte Pejgamberin ﷺ duke i hedhur gjemba në rrugë.
5) Ajo do të ketë në fyt një litar të lidhur me të cilin do të sillet në xhehenem.