Pyetja 13: Lexoje dhe komentoje suren en-Nasër!

Përgjigjja: Surja en-Nasër dhe komentimi i saj

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

1. Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) 2) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve. (Surja en-Nasër:1-3)

Komentimi:

1) Kur të vijë ndihma e Allahut për ty, o Pejgamber, dhe të çlirohet Meka

2) dhe të shohësh njerëzit tek e përqafojnë këtë fe grupe-grupe,

3) dije se kjo shënon afërsinë e fundit të misionit me të cilin je dërguar, andaj falënderoje Allahun për mirësinë e ndihmës dhe fitores dhe kërko falje prej Tij, sepse Ai është Falës dhe e pranon pendimin.