Përgjigjja: Surja el-Kafirunë dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Thuaj: “O ju jobesimtarë! 2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni 3. dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. 4. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni 5. dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! 6. Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” (Surja el-Kafirunë: 1-6)
Komentimi:
1) O Pejgamber, thuaj: O ju që e mohoni Allahun!
2) Idhujt që i adhuroni, unë nuk do t'i adhuroj as sot, as kurrë.
3) Por as ju nuk po e adhuroni Atë që e adhuroj unë, Allahun, Zotin e vetëm.
4) As unë nuk do t’i adhuroj idhujt tuaj,
5) dhe as ju nuk po e adhuroni Allahun që unë e adhuroj.
6) Ju keni fenë tuaj që vetë e keni shpikur, e unë kam fenë time që Allahu ma ka shpallur.