Përgjigjja: Surja el-Keuther dhe komentimi i saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira, 2. andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban! 3. Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë. (Surja el-Keuther)
Komentimi:
1) O pejgamber, Ne të kemi dhënë të mira të shumta, prej të cilave edhe lumin e keutherit në xhenet.
2) Andaj falënderoje Allahun për këtë mirësi duke e adhuruar vetëm Atë dhe duke therur kurban për Të, duke vepruar kështu ndryshe nga idhujtarët të cilët thernin kurban për idhujt e tyre.
3) Ai që të urren ty ai është i shkëputuri nga çdo e mirë, i harruari, ai që edhe kur përmendet, përmendet për të keq.