Pyetja 19: Me sa namaze ngarkohet besimtari gjatë ditës e natës dhe sa rekate kanë namazet?

Përgjigjja: Muslimani duhet të falë pesë namaze ditore:

1) Namazi (farz) i sabahut, i cili i ka dy rekate,

2) Namazi i drekës i cili i ka katër rekate,

3) Namazi i ikindisë që i ka po kështu katër rekate,

4) Namazi i akshamit që i ka tri rekate, dhe

5) Namazi i jacisë që i ka katër rekate.