A shtohet dhe pakësohet besimi?

Po, besimi shtohet me adhurime dhe pakësohet me mëkate.

Allahu i Madhërishëm thotë: "Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten." [El-Enfal: 2]