Pyetja 26: Cilat janë Nënat e besimtarëve?

Përgjigjja: Nëna të besimtarëve quhen gratë e Pejgamberit Muhammed ﷺ.

Allahu i Madhërishëm thotë: “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre...” [El-Ahzab: 6]