Përgjigjja: 1) Besimi në Allahun nënkupton:
- Besimin se Allahu është Ai që të ka krijuar dhe të furnizon, se Ai është Sunduesi, Pronari dhe Udhëheqësi i gjthçkaje që ka të bëjë me krijesat.
- Besimin se askush tjetër pos Allahut nuk adhurohet me meritë.
- Se Allahu është i madhi, i Lartësuari, se vetëm atij i takojnë falënderimi dhe mirënjohja, se Ai ka emrat dhe cilësitë e bukura e të përsosura dhe se Ai nuk ka shok dhe as të ngjashëm me Të.
2) Besimi në melekët nënkupton:
- Besimin se melekët janë të krijuar nga nuri – drita, janë krijuar për ta adhuruar Allahun dhe për t’iu nënshtruar plotësisht Atij.
- Besimin se në mesin e melekëve është dhe Xhibrili a.s., i cili ua sillte shpalljen hyjnore pejgamberëve.
Besimin në libra:
Bëhet fjalë për librat që Allahu ua shpalli pejgamberëve, si:
- Besimi në Kuranin, të cilin Allahu ia shpalli pejgamberit Muhammed ﷺ,
- Besimi në Inxhilin, të cilin Allahu ia shpalli Isait a.s.,
- Besimi në Teuratin, të cilin Allahu ia shpalli Musait a.s.,
- Besimi në Zeburin, të cilin Allahu ia shpalli Davudit a.s.
Besimi në suhufet apo fletushkat e Ibrahimit a.s. dhe të Musait a.s.
4) Besimi në pejgamberë:
Pejgamberët i ka dërguar Allahu te popujt e tyre për tua mësuar fenë dhe për t’i përgëzuar me Xhenet për punët e mira dhe për tua tërhequr vërejtjen që të largohen nga punët e këqija ndryshe mbarojnë në Xhehenem.
Pejgamberët më të mirë janë ata që quhen ulul-azm, e të cilët janë:
Nuhu ﷺ,
Ibrahimi ﷺ,
Musai ﷺ,
Isai ﷺ, dhe
Muhammedi ﷺ.
5) Besimi në Ditën e Fundit,
respektivisht besimi në atë që ndodh duke filluar me vdekjen, jetën në varreza, ditën e kiametit, ringjalljen, llogarinë dhe gjykimin për vendin përfundimtar që do ta ketë njeriu në bazë të besimit dhe veprave të bëra.
6) Besimin në paracaktimin e Allahut, në kader.
Kaderi nënkupton se Allahu di për çdo gjë që ndodh në këtë gjithësi, se Ai e ka shkruar atë më parë në Leuhi Mahfudh, se ajo ndodh për shkak se Ai do dhe se Ai e ka krijuar.
Allahu thotë: “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” [El-Kamer: 49]
Kaderi përfshin katër shkallë:
1. Dituria e Allahut, e cila përfshin diturinë paraprake, pra para ndodhjes së gjërave, por edhe pas ndodhjes së tyre.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: "Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje." [Lukman: 34]
2. Çdo gjë që ndodh është e shkruar në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë që ndodh apo që do të ndodhë është e shkruar më parë tek Allahui Lartësuar.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: "Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh)." [El-En’am: 59]
3. Çdo gjë ndodh me dëshirën e Allahut, pra nuk ndodh asgjë pa dëshirën e Tij.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: “Për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” [Et-Tekvir: 28-29]
4. Çdo gjë që ndodh është e krijuar nga Allahu, duke përfshirë qeniet, vetitë, lëvizjet dhe çdo gjë tjetër brenda tyre.
Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor: “(...) ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!” [Es-Saffat: 96]